Partizani-Tirana, ja si pritet të luajnë të dyja ekipet në derbi
Partizani dhe Tirana nesër në mbrëmje do të përplasin forcat në “Selman Stermasi”. Bardheblutë nuk ia kanë dalë dot të fitojnë në 14 përballjet e fundit me “demat e kuq” dhe tentojnë të gëzojnë veten dhe tifozët me një rezultat pozitiv. Të dy trajnerët kanë pak dilema për formacionet. Te Partizani dilema e vetme është Esat Mala. Mesfushori pati probleme para ndeshjes me Flamurtarit.
Pavarësisht dhimbjeve në kavilie ai luajti ndaj vlonjatëve, por para derbit është përgatitur vetëm dy ditë i diferencuar. Gjithsesi gjithçka është e planifikuar, në mënyrë që Mala të mos rrezikojë. Nesër në derbi me shumë mundësi do të jetë nga minuta e parë. Nuk priten ndryshime nga takimi i fundit i vlonjatëve. Xhika mbetet në portë, ndërkohë që edhe Mensah është votëbesuar si titullar.
Partizani: Xhika – Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi – Asani, Mensah, Mala – Bardhi
Te Tirana, Bedri Greca do të mungojë për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Kobinah dhe Blazhevski janë alternativat për sulmin, repart ku pritet të luajë edhe Sentamu. Pjesa tjetër e formacionit do të mbetet e pandryshuar. Të grumbulluar në derbi pritet të jenë edhe Gentian Muça e Majkëll Ngo.
Tirana: Abibi , Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami – Karabeci, Mauexhe, Daja – Hasani – Kobinah (Blazhevski), Sentam
KOHA JONË SONDAZH

