Pas largimit nga Arsenali, Venger fillon punë në Kupën e Botës

Nuk ka pushim për Arsen Venger. Pas Kupës së Botës, trajneri i njohur francez do të jetë një nga analistët e “BeIN Sports” për Kupën e Botës. Francezi ka vendosur të largohet nga Arsenal pas 22 vitesh dhe është në kërkim të një pune të re.

Ofertat për të kanë qenë të shumta. Strategu i njohur do të  komentojë dhe analizojë ndeshjet e Botërorit për BeIN Sport.

“Kam shumë miq që nuk bëjnë asgjë gjatë gjithë verës dhe shijojnë pushimet. I kam zili, por unë nuk e bëj dot. Mërzitem shpejt. E kam të nevojshme të bëj diçka. Dua një sfidë. Kam jetuar me futbollin gjithë këto vite dhe është një pasion për mua. Nuk e imagjinoj dot veten të bëjë diçka tjetër”, është shprehur për mediat britanike strategu francez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?