FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas largimit të Ronaldos, Reali thyen të gjitha rekordet negative

Real Madrid po kalon një nga sezonet më të dobëta në histori. Largimi i Ronaldos, duket se ka lënë një boshllëk të madh në ekipin spanjoll. Duke filluar të trajnerët, madrilenët e kanë ndërruar tre herë timonierin. E nisën me Lopetegiun, më pas në mesin e sezonit u vu Solari, dhe tashmë rikthimi i Zidane. Pëson mesatarisht 1.24 gola në ndeshje vetëm në kampionat, ndërkohë ka pësuar edhe 10 në Champions league, me një mesatare 1.25 gol të pësuar për ndeshje. Ndërkohë, në total, në 49 ndeshje, ka pësuar 60 gola.

Ndaj Valencias erdhi humbja e 15-të këtë sezon, 9 në La Liga, 3 në Champions, 2 në Kupën e Mbretit dhe 1 në Superkupë. Herën e fundit që pësonte 15 humbje, ishte sezoni 1993-1994, dhe kampionatin e patën mbyllur në vendin e katërt. Por, ka ende vend për të bërë më keq. Mbeten edhe 8 ndeshje nga mbyllja e sezonit, dhe nëse bëjnë 4 humbje, do të barazojë rekordin e 1985, me 19 humbje, por në atë sezon ia dolën të fitonin në UEFA Cup ndaj Videotonit.

Reali kurrë nuk ka qenë më shumë se 17 pikë larg Barcelonës. Për momentin diferenca është 13, por mund të shtohet nëse vazhdojnë me humbje. Të gjitha këto ndodhin vetëm një sezon pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?