Pas një muaj e gjysmë, Ronaldo zbret në fushë në kampionatin italian

Cristiano Ronaldo më në fund do të rikthehet në fushë në Seria A, pas rreth 1 muaj e 17 ditë, pasi ishte 3 marsi kur Juventusi u përball ndaj Napolit në “San Paolo”.

Më pas, vetëm pushim dhe ndeshje Champions, mes dëmtimit dy javë. Por, për të parë golin e tij të fundit bardhezi duhet të kthehemi edhe më mbrapa: më 15 shkurt, portugezi do t’i shënonte Frosinones në suksesin 3-0 në “Allianz”.

Ronaldo do të zbresë në fushë nga minuta e parë, ndaj Fiorentinës, për të festuar titullin kampion, pasi mjafton qoftë edhe 1 pikë ndaj vjollcëve. Në kampionat, Ronaldo është ndalur në 19 gola dhe, një tjetër motivim për të, do të jetë të ndjekë dhe kalojë Quagliarella-n, me 22 gola, por edhe Piatek, me 21 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?