Theu tabunë Çelsi, ja 11 skuadrat që Mesi ende nuk u ka shënuar

Duhet të prisnim 8 ndeshje e 75 minuta, por në fund Mesi ia doli dhe theu edhe tabunë “Çelsi”, skuadër që e kishte ndeshur 8 herë para duelit të së martës, por që nuk i kishte shënuar dot. Tani “Pleshtit” i mbeten edhe 11 skuadra me të cilat është përballur pa arritur t’u shënojë, 2 janë italiane, Interi dhe Udineze, 4 spanjolle, bëhet fjalë për Kadiz, Murcia, Xhirona dhe Kserez, Liverpuli në Angli, Benfika në Portugali, Rubin Kazan në Rusi dhe Al Sad i Katarit.

Në një kohë kur Milani është ndër viktimat e preferuara të Messit (i ka shënuar 12 gola përgjatë karrierës), Interi mbetet një tabu, një ndër të paktat skuadra të mëdha që argjentinasi nuk ka arritur t’i shënojë. Në sezonin 2009-2010, atë të triumfit të trefishtë të zikaltërve, Interi në gjysmëfinale eliminoi pikërisht Barcelonën, me numrin 10 që u përball me skuadrën e Murinjos pa mundur në asnjë rast të tundë rrjetën e Julio Sezar.

Tani nëse Barcelona kalon turin, Mesi mund të thyejë një tjetër tabu, atë angleze. Liverpuli praktikisht është në çerekfinale, pasi ka fituar me goleadë në takimin e parë me Porton dhe shorti mund ta vërë argjentinasin përballë skuadrës së Jurgen Klop.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?