Pasuesi i Luis Suarez mund të jetë talenti i Celta Vigos (VIDEO)

Pasuesi i Luis Suarez te Barcelona mund të jetë një tjetër uruguaian. Klubi katalan ka vënë në shënjestër të riun Maxi Gomez të Celta Vigos, i cili vijon të shënojë rregullisht dhe ndërkohë pëlqehet edhe nga Atletico Madrid.

Emisarët e Barcelonës e kanë ndjekur në disa ndeshje dhe kanë mbetur të kënaqur me performancën e 22-vjeçarit, i cili ka kontratë deri në vitin 2022 me Celta Vigon.

Duket se Gomez e ka kaluar provën dhe është në drejtim të “Camp Nou” për sezonin e ardhshëm në një operacion që mund të kushtojë deri në 40 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?