Pasuesi i Suarez, Barcelona “peshkon” në Bundesligë
Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Luka Jovic është ndër emrat më të lakuar për momentin në merkato.
Sezoni aktual që po kalon ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha të Europës, të cilat duanh të përfitojnë nga shërbimet e tij. Barcelona është e gatshme të ofrojë 50 milionë euro për lojtarin e kombëtares serbe, i cili këtë javë shënoi dhe në miqësoren me Gjermaninë. Drejtuesit katalanas shikojnë tek ai zëvendësuesin ideal për uruguajanin Luis Suarez, duke qënë favorit në këtë drejtim. Gjithsesi, në valle është futur edhe Manchester City.
Por, pavarësisht zërave, shefi ekzekutiv i gjermanëve, Wolfgang Steubing thotë se nuk ka ardhur asnjë ofertë në drejtim të 21 vjeçarit.
“Po dalin në media shumë shifra në drejtim të Jovic, por ne nuk kemi marrë asnjë ofertë zyrtare në tavolinë. “-komentoi Steubing.
Trajneri i tij në kombëtaren serbe, Mladen Krstajic u shpreh se futbollisti ka potencialin për të luajtur te Barcelona.
“Unë nuk jam agjenti i tij. Nuk di t’ju them të ardhmen e Jovis. Por ai ka gjithë potencialin që i duhet për të luajtur me Barcelonën.“- tha Krstajic.
Në sezonin aktual Luka Jovic numëron 36 prezenca në të gjitha kompeticionet, ku ka shënuar 15 gola në Bundesligë, 7 në Europa League si dhe ka dhënë 6 asiste. Jovic luan si i huazuar te Eintracht nga skuadra e Benfikës deri më 30 qershor 2019. “Shqiponjat” kanë opsion blerjeje për 7 milionë euro.
KOHA JONË SONDAZH

