Paul Scholes nën hetim për trukimin e 140 ndeshjeve në Angli

Legjenda e Manchester United, ish-futbollisti Paul Scholes është në qendër të vëmendjes në gadishullin britanik pasi është përfshirë në aferën e trukimeve të ndeshjeve. Scholes akuzohet se ka fiksuar 140 ndeshje për katër vite me radhë, nga 17 gushti i 2015-ës deri në 12 janar të këtij viti.

Ish-mesfushori duhet t’i përgjigjet akuzave brenda më pak se 10 ditëve. Lajmi ka zhgënjyer mijëra mbështetës të njeriut që fitoi 11 tituj me Manchester United dhe veshi 66 herë fanellën e Anglisë.

Pasi u tërhoq në vitin 2013, Scholes u bë pjesë e aksioneve me 10% të klubit Salford, atje ku bashkë-pronarë janë edhe Ryan Giggs apo Gary dhe Phil Neville.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?