Pejiç i jep fitoren Kukësit ndaj Vllaznisë

E mbylli 2016-ën si kampion e dimrit dhe ruan kryesimin edhe në javën e parë  të fazës së tretë. Me një sulmues si Pero Pejic Kukësi arrin të fitojë edhe atëherë kur në shkëlqen në lojë. Falë një perlë të kroatit nga goditja e lirë, skuadra e Gjokës fitoi minialisht me Vllazninë brenda në “Loro Borici”, rezultat që vë nën presion Partizanin dhe Skënderbeun në këtë start të 2017-ës.

Cungu duke duke marrë në konsidertatë forcën sulmuese të Kukësit i besoi rreshtimit 4 – 2 – 3 -1 duke zhvendosur Endri Vrapin para mbrojtjes, ndërsa në vijën e parë të sulmit rreshtoi të vetëm Brunild Pepën, i mbështur nga Shtubina e Cinari nga krahët.

Gjoka, në skemën klasifike 4-4-2, u besoi nga krahët e mesfushës dy elementëve me tiparë të theksuara sulmuese si Dvornekovic dhe Karioka, ndërsa në krahun e majtë të mbrojtjes debutoi Rrumbullaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me Kukësin që mori iniciativën në gjysmëfushën e Vllaznisë, megjithatë shkodranët rrezikuan të parët në minutën e shtatë me Cinarin, që nuk i dha forcën e duhur topit pas këmnëguljes së Shtubinës nga e majta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zëvendësim i detyruar për Kukësin në minutën e 12-të, Memini zbret në fushë në vend të Pashajt.

E gabuar shënjestra e Cicmil në të 23-ën me kokë në momentin e një goditjeje standarde. Në të 34-rën vjen rasti i parë i rrezikshëm në portën e Vllaznisë, në momentin e fundit kroatit Dvornekovic i ndërhyn Cicmil. Devijimi i Meminit 39-ën pas krosimit të Vecajt vë në alarm Kolicin, por topi përfundon jashtë.

Edhe pjesa e dytë nis më mirë për Vllaniznë, që rrezikon në të 52-ën me Shtubinën, që gjen në pozocion Kolicin. Gjoka ndërhyn në formacion në të 56 me një ndërrim brazialianësh, Elton Cale ul në stol Kariokën, i cili nuk ka marrë ngarkesën e duhur fizike gjatë janarit.  Qëndrore goditja e Eminit në të 63-ën, kontrollon i sigurt Agovic.

Tregon reflekeset e tij Kolici në të 74-ën, pas goditjes së Pepër brenda zonës. Topi i devijuar në portieri përfundon kashtë ngjitur me shtyllën. Tejetër zëvendësim për Kukësit me Gurin që merr vendin e Dvornekovic. Vjen momenti që vendosi fatin e sfidës, pas një gabimi të Pjeshkës në mbulimin e kundërshtarit në të 84-rë. Ekzekutim perfekt i goditjes së lirë nga Pero Pejic, me topin që përfundoi në trekëndësh. Për kroatin ky ishte goli i tretë sezonal i shënuar në portën kuqeblu.

Vllaznia tenton gjithcka në minutat e mbetura për të shmangur humbjen, por përballet me një mbrojtje shumë të kujdesshme të verilindorëve. Drithërima në portën e Kukësit në minutën e tretë shtesëm Kolici me majat e gishtave e con topin në këndore. Pak sekonda më pas vjen vërshëllima e fundit e Kocit, që dëshpëroi futbollistët vendas, të cilët meritonin më tepër nga kjo përballje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?