Pele shtrohet në spital dhe reagon në rrjetet sociale: Nuk do të luaj të dielën!
Legjenda e futbollit botëror, Pele është shtruar në spital në Sao Paolo për shkak të disa problemeve shëndetësore. Mediat në Brazil aluduan për probleme serioze për legjendën e futbollit duke shkruar se ka humbur ndjenjat dhe gjëra të tjera, por vet 80-vjeçari ka bërë një reagim duke informuar për situatën.
“Nuk kam pësuar gjendje të fikëti dhe jam në gjendje të shkëlqyer shëndetësore. Unë erdha për kontrolle rutinore që nuk kisha mundur t’i kaloja më herët për shkak të pandemisë nga koronavirus. Bëjani të ditur atyre që nuk do të luaj të dielën tjetër!”, shkruajti me shaka Pele.
Guys, I didn’t faint and I’m in very good health. I went for my routine exams, which I had not been able to do before because of the pandemic. Let them know I don’t play next Sunday! 👍🏽
— Pelé (@Pele) August 31, 2021
KOHA JONË SONDAZH

