Pellisier shokon Interin në shtesë, zikaltërit ndalen nga Chievo (VIDEO)

Interi nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Chievos në transfertë , duke u befasuar në fund nga një gol i shënuar nga Pellisier. Interi e kishte të vështirë për të krijuar aksione sulmuese në pjesën e parë, pasi vendasit ishin të vendosur shumë mirë në gjysmëfushën e tyre.

Në minutën e 39-të, pas një aksioni të gjatë, D’Ambrosio do të shërbente mjaft mriz në zonë për Perisic, i cili e kishte të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, Icardi humbi një mundësi të mirë për të dyfishuar shifrat në minutën e 56-të, duke u ndalur nga Sorrentino. Dy minuta më pas në skenë del edhe portieri Handanovic, i cili bën një pritje shpëtimtare ndaj Pellisier, duke i mohuar golin e barazimit.

Gjithsesi Chievo nuk e kishte thënë fjalën e fundit, pasi në minutën e parë shtesë, Stepinski ul mjaft mirë topin për Pellisier, i cili me një prekje të lehtë arrin që të mposhtë portierin Handanovic. Thuajse 40 vjeç dhe sërish është vendimtar te skuadra e Chievos. Interi mbetet në kuotën e 33 pikëve, 8 më pak se Napoli. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama



Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?