Penalltia misterioze e Ronaldos, ja shpjegimi i ekspertit anglez
Penalltia misterioze e Kristiano Ronaldos ndaj PSG-së ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare, pasi në goditjen e tij topin u ngrit në momentin e ekzekutimit. Eksperti i “SunSport”, Peter Seabruk ka dhënë opinionin e tij për këtë rast.
“Në qoftë se terreni i fushës është i rëndë, do të formohej një pellg me ujë poshtë tij. Hapësira që krijohet nga bari deri në shtresën e dheut krijon një boshllëk, teksa kjo mund të shkaktojë dhe ngritjen e topit nëse ushtrohet një peshë afër tij. Fushat në Angli kanë një shtresë ku sistemi i kullimit është shumë i mirë, dhe është e vështirë për të gjetur hapësira. Nuk e di se si janë ndërtuar fushat në Spanjë”. /Koha Jonë/



KOHA JONË SONDAZH

