Për të fituar Championsin, Juves i duhet një uellsian në krah të Ronaldos
Joao Felix, Chiesa, Zaniolo, de Ligt, Isco dhe Marcelo. Janë shumë kampionët dhe talentet që synon Juventusi në merkato, objektiva pak a shumë reale për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm në realizimin e ëndrrës për të fituar Championsin.
Bardhezinjtë, ndërkohë, që nga janari kanë siguruar me parametra zero për të thyer tabunë: Aaron Ramsey. Mesfushori i Arsenalit, nuk e ka fituar asnjëherë kupën më prestigjioze, por është me origjinë nga Uellsi.
Cristiano Ronaldo ka ngritur 5 herë në qiell Kupën me “veshë të gjatë” dhe gjithmonë ka pasur në krahë një uellsian: Ryan Giggs në kohën Manchester United (sezoni 2007-2008) dhe Gareth Bale në 4 nga 5 triumfet me Real Madridin, tre prej të cilëve radhazi. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

