Perez është i bindur: Ronaldo një ditë do të kthehet te Reali!

Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez është shprehur se Ronaldo një ditë do të rikthehet te skuadra madrilene. I pyetur nga gazetarët, presidenti i “Los Blancos” ka lartësuar figurën e portugezit dhe ka vlerësuar kontributin e tij dhënë për këtë ekip për nëntë vite me radhë.

“Nëse Ronaldo do të ishte këtu do t’i kisha dhënë atij një përqafim. Ne jemi krenar që e kemi pasur në skuadër, ai është pasuesi i denjë i Di Stefano. Një ditë do të rikthehet në Real”, u shpreh Pérez.

Cristiano Ronaldo u largua nga Madrid këtë verë drejt Juventus. Fituesi i katër herë i titullit të Champions League është golashënuesi më i mirë në historinë e “Los Blancos”, ku në 292 ndeshje të luajtura ka shënuar 311 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?