FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Perez injoron Ronaldon, ja deklarata e tij për “Topin e Artë”

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka folur menjëherë pasi Modric u shpall fituesi i “Topit të Artë”.

Në ceremoninë gala të organizuar në Paris, numri një i “galaktikave” përgëzoi kroatin për këtë çmim, shkruan SYRI.net.

Por gjatë deklaratës Perez në një farë mënyre ka “injoruar” Ronaldon pasi ka thënë se ndër vite lojtarë të rëndësishëm të Realit kanë triumfuar në çmimin e “Topit të Artë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përgëzoj Modriç për këtë sukses. Jam i nderuar që jam këtu mes jush. Prej vitesh shumë lojtarë që kanë veshur fanellën e Realit kanë fituar një trofe kaq shumë prestigjioz siç është “Topi i Artë”, tha shkurtimisht Perez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që Perez nuk i ka përmendur emrin Ronaldos, i cili gjatë 9 viteve karrierë tek Reali triumfoi 4 herë në këtë çmim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?