FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Perez zbulon arsyen e largimit të CR7 nga Real Madridi

Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez ka folur për largimin e Cristiano Ronaldos gjatë kësaj vere.  Presidenti i “Los Blancos” zbuloi arsyen pse pranoi ta ulte shumëfish klauzolën e largimit të Cristiano Ronaldos dhe pastaj shitjen e tij të mëvonshme te Juventusi.

“Klauzolat që Real Madridi iu vendos lojtarëve të tij janë për ata që paguajnë“, tha Florentino Pérez para delegatëve të Real Madridit, duke lënë të kuptohet se nuk afrohej asnjë klub për sa ia kishte vënë çmimin yllit portugez.

“Shitja më e shtrenjtë e këtij viti ka qenë ajo e Cristianos. Kur të gjithë besuam se gjëja më e mirë ishte ajo që ndodhi, ne arritëm një marrëveshje, Për të nuk na dha askush më shumë se 100 milionë euro. Pra, oferta e Juventusit ishte më e mira financiarisht. Ai donte të largohej, ndërsa ne nuk kemi pasur shumë oferta”, deklaroi Perez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?