Përfundimi i kontratave të futbollistëve në qershor, reagon FIFA
Pandemia e koronavirusit e ka ndalur futbollin thuajse në të gjithë botën, prej më shumë se një muaji. Mes shumë problemeve të tjera është edhe fakti që shumë lojtarëve u mbaron kontrata në fund të muajit qershor.
Për të zgjidhur këtë problem ka reaguar edhe FIFA, e cila u ka dhënë të drejtë palëve të zgjasin kontratat e tyre të paktën deri në fund të këtij sezoni.
“Ne kemi dhënë miratimin tonë për zgjatjen e kontratave të paktën deri sa të përfundojnë ndeshjet e vlefshme për sezonin 2019-2020, pra me një apo dy muaj. Tani mbetet në duar të klubeve dhe lojtarëve që të arrijnë akordin për këtë çështje”, deklaroi zv. Presidenti i FIFA-s, Vincent Montagliani.
Klubet duhet të negociojnë me futbollistët për rinovimin e kontratave deri në fundin e këtij sezoni, ku në shumë vende nuk ka ende vendim për rifillimin.
KOHA JONË SONDAZH

