Përgatitjet e derbit Tirana-Partizani, kompania e sigurimit publikon listën me sendet e palejuara
Derbi Partizani-Tirana është kryefjala e kësaj jave në futbollin shqiptar, teksa spektakli dhe emocionet janë gjithmonë të pranishme.
Edhe pse duhen plot 5 ditë nga dita e ndeshjes, kompania e sigurisë ka publikuar në listë me sendet që nuk do të lejohen në stadium, teksa paralajmërohen të 2 tifozeritë për kontrolle të rrepta në hyrjet e stadiumit për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.
Sendet që nuk lejohen:
- Banderola të pa miratuara nga klubi,
- Sende të forta dhe shishet e qelqit.
- Materiale piroteknike, si shashka, kapsolla, flakadanë etj.
- Cadra dhe cakmakë.
- Lazer.
- Vuvuzela, bori apo bilbila.
- Kamera të ndryshme apo aparatë që mund të filmojnë ndeshjen
- Shkopinjte e drurit apo hekurit per flamurë
Kujtojmë që tribuna D2, ku qëndrojnë zakonisht tifo-grupi “Fanatics” do të jetë bosh në super sfidën që do të zhvillohet ditën e premte.
KOHA JONË SONDAZH

