FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Perisic tremb tifozët e Interit: Shpresoj që tifozët të më kuptojnë

Ivan Perisic është një ndër futbollistët e pakët që ka arritur t’i rezistojë ofertave të shumta të Jose Mourinhos. Kroati besoi te trajneri Luçiano Spalletti dhe se Interi mund të bëjë gjëra të mëdha në këtë sezon.

“Unë isha duke pranuar propozimin për transferimin te Manchester United, por më pas vendosa që të qëndroja tek Interi. Këmbëngulja e trajnerit Spalleti luajti rol kryesor”.

Në sezonet e fundit, numri 44 zikaltër është ndjekur vazhdimisht nga United, me Mourinho-n që ka tentuar t’ia marrë lojtarin ish klubit të tij. Por mesfushori në të ardhmen nuk e përjashton mundësinë e largimit nga zikaltrit, për të luajtur në një kampionat të një tjetër niveli.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shpresoj që tifozët e Interit të mund ta kuptojnë këndvështrimin tim”, shpjegoi Perisic. Fjalë që tregojnë se në të ardhmen në janar ose në verë mund ta shohim në Manchester.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?