“Perla” e Limajt i jep fitoren Kukësit ndaj Laçit, Kastrioti shtang Luftëtarin (VIDEO)
Një gol i mrekullueshëm i Vesel Limaj i jep 3 pikë të çmuara Kukësit në duelin e radhës në kampionat ndaj Laçit. Transferta e sotme ishte shumë delikate për verilindorët që triumfuan 1-0, edhe pse dominuan për pjesën më të madhe ndeshjen. Kukësi thuajse gjatë gjithë ndeshjes ishte në kërkim të golit, por as Reginaldo dhe as Shkurtaj nuk arritën që të konkretizonin mundësinë për shënim.
Në minutat e fundit Limaj provoi me një goditje nga distanca që u ndal nga portieri Selmani, por në minutën e 88-të, mesfushori lëshoi një “bombë” që përfundoi në cepin e portës së kurbinasve. Kukësi me këtë fitore ngushton në 6 pikë diferencën me Partizanin.
Kastrioti mori një fitore shumë të rëndësishme 1-0 ndaj Luftëtarit. Duelin e vendosi një penallti e kthyer në gol në minutën e 26-të nga Herald Marku. Me këtë sukses krutanët barazojnë Tiranën në kuotën e 30 pikëve në tabelën e renditjes, duke e bërë edhe më të komplikuar betejën në fundin e kohës së rregullt. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

