Perla e Rashicës nuk i mjafton Kosovës ndaj Ishujve Faroe, por i gëzon Azerbajxhani (VIDEO)

Kosova nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Ishujve Faroe. Sfida e luajtur në bar sintetikë ishte shumë e vështirë për talentet kosovarë, që nuk arritën të tregonin vlerat e tyre.

Dardanët kanë kaluar në avantazh që në minutën e 8-të me një super gol të shënuar nga Milot Rashica. Talenti i Kosovë ka goditur pa u menduar dy herë në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës, duke mos i dhënë asnjë mundësi portieri kundërshtar.

Rezultati mbeti i pandryshuar në pjesën e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë vendasit gjetën golin e barazimit me Joensen në minutën e 50-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishujt Faroe ju afrua sërish golt të avantazhit, ndërkohë që edhe Kosova krijoi mundësi shënimi, por nuk arriti që të gjente golin e avantazhit. Ky barazim nuk përbën aspak problem për dardanët, pasi edhe Azerbajxhani u ndal në barazim 1-1 ndaj Maltës, duke mbetur 2 pikë pas tyre. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?