“Përmbysja” e Juves, statistikat kundër Real Madrid

Nëse sot vlerësohet se Bayern Mynich do ta ketë të vbështirë të përmbysë humbjen e kaluar me Barcelonën, 3-0 për të arritur finalen e madhe të Berlinit, shumë mendojnë se Real Madrid i ka të gjitha shanset të përmbysë humbjen me Juventus, në ndeshjen e së mërkurës në mbrëmje, çka do të thotë se mund të ketë një finale e tëra spanjolle, Barcelona-Real Madrid.     

anë të shumtë ata që besojnë se Reali i Madridit do të arrijë të përmbysë disavantazhin 2-1 të ndeshjes së parë ndaj

por para gjysmëfinales së kthimit me Juventus, për Champions League që do të luhet këtë të mërkurë në Santiago Bernabeu, historia dhe statistikat janë kundër Los Blancos. Merenguesit kanë plot 28 vjet që nuk kalojnë një skuadër italiane në raundet me eliminim direkt të kompeticioneve europiane. Napoli i Diego Armando Maradonës është ekipi i fundit italian që është nxjerrë jashtë nga Reali i Madridit. Në raundin e parë të Kupës së Kampioneve të sezonit 1987-1988 Los Blancos mundën “Të Kaltrit” 2-0 në Santiago Bernabeu falë golave të realizuar nga ish trajneri i Olympiacosit Michel dhe Miguel Tendillo ndërkohë që në ndeshjen e kthimit Reali barazoi 1-1 në San Paolo me një gol të Butraguenos duke siguruar kualifikimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në atë edicion madrilenët shkuan deri në gjysmëfinale duke u eliminuar më pas nga PSV Eindhoven. Napoli ishte viktima e fundit italiane e Realit sepse që nga ai vit mbretërorët janë eliminuar në 5 raste nga skuadrat e Serisë A në ruandet me ndeshje vajtje-ardhje dhe e vetmja fitore e Realit gjatë këtyre viteve është ajo ndaj Juventusit në finalen e Championsit të vitit 1998 të zhvilluar në Amsterdam ku vendosi një gol i serbit Predrag Mijatovic. Në sezonin 1988-1989 ishte Milani i Arrigo Sachit dhe treshes së famshme holandeze Van Basten-Gulit-Rijkaard skuadra që nxori jashtë Realit nga gjysmëfinalet e kompeticionit më madhor për klube.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, 3 vite më pas, në sezonin 1991-92, ishte radha e Torinos për të lënë jashtë finales së Kupës Uefa, madrilenët. Të njëjtin fat Los Blancos patën edhe përballë Romës në 1/8 e Championsit në sezonin 2007-2008 kur u mundën në 2 raste me rezultatin 2-1. Ndërkohë Juventusi kundërshtari i këtij viti për Realin të cilin merenguesit e kanë mposhtur në finalen e 1998-s, e ka eliminuar dy herë skuadrën spanjolle në ruandet me vajtje-ardhje. Në sezonin 95-96 bardhezinjtë përmbysën disavantazhin 1-0 të ndeshjes së parë në sfidën e kthimit në Torino duke fituar 2-0, ndërkohë në vitin 2003 Juventusi la jashtë finales së Old Trafford madrilenët. Historia tregon se Reali do ta ketë shumë të vështirë kualifikimin në finalen e Berlinit ndaj bardhezinjëve, por tifozët e klubit mbretëror nuk duhet të demoralizohen sepse me një treshe sulmuese të përbërë nga lojtarë si Ronaldo-Bale dhe Benzema Los Blancos kanë gjithë të drejtën e Botës për të synuar finalen pasi edhe statistikat janë bërë për t’u thyer.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?