Përmbysje epike e United, “Djajtë e Kuq” shpëtojnë Mourinhon nga shkarkimi (VIDEO)

Manchester United ka dhuruar një nga pjesët e dytë më emocionuese të viteve të fundit në “Teatrin e Ëndrrave”. Skuadra e Jose Mourinho-s e mbylli pjesën e parë me një disavantazh të dyfishtë, por arriti të përmbyste gjithçka në pjesën e dytë falë një paraqitjeje spektakolare me rezultatin përfundimtar që është 3-2. United e nisi ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme. Newcastle arrin të kalojë në avantazh të dyfishtë brenda 10-të minutave të para. Në fillim ishte braziliani Kenedy ai që ndëshkon të besuarit e Mourinho-s në minutën e 7-tw, përpara se Muto të thellonte krizën e pashmangshme të Djajve me golin e tij të bukur. Asnjë reagim nga të besuarit e Jose Mourinho-s, të cilët duken të përgjumur dhe të tronditur nga dy golat e shpejtë të miqve.

Por pas pushimit hyn në fushë një tjetër United, një ekip i avancuar përpara që sulmon me shumë forca portën e Newcastle. Dhe rastet nuk mungojnë, madje Matic humbet një mundësi që mund ta kishte bërë edhe një lojtar i moshave të United. Më në fund erdhi goli i parë i vendasve me anë të Juan Mata.

Spanjolli ekzekuton një goditje dënimi në mënyrë të përsosur duke i dhënë shpresë të gjithë Old Trafford. Pak minuta më pas vjen goli i barazimit, një gol akoma më i bukur se i pari. Pas një kombinimi të bukur me Pogba, Martial hyn brenda zonës dhe lëshon një godite fantastike të pakapshme për portierin mik.United arrin të përmbysë gjithçka në fund me heroin e ndeshjes Alexis Sanchez i cili u fut në fushë në pjesën e dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama



Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?