FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përmbytjet, në rrezik ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë

Ndeshjet e para çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë mund të mos luhen në mesjavë, për shkak të përmbytjeve. Kushtet e këqija atmosferike dhe reshjet që vijojnë të bien në vendin tonë, kanë kërcënuar zhvillimi e ndeshjeve të Kupës, ku më në diskutim është ndeshja e planifikuar të luhet në Vlorë mes Flamurtarit vendas dhe Skënderbeut. Vllaznia pret Kukësin, në ndeshjen tjetër në “Loro Boriçi” , Tirana do të presë Apoloninë ë Peqin si dhe Partizani do të përballet me Teutën në Durrës. Në Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë të ditur se janë marrë masat e duhura që 4 ndeshjet e projektuara për t’u luajtur të mërkurën, që ato të zhvillohen sipas programit. Por nëse moti nuk premton për përmirësim të situatës deri të mërkurën dhe në këto kushte rrezikohet seriozisht zhvillimi normal i të katër takimeve. Nëse në Shkodër situata është e qetë nuk paraqitet e tillë në jug të vendit dhe më saktësisht sfida më e rrezikuar është ajo ndërmjet Flamurtarit dhe Skënderbeut. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?