FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përplasja “horror” me portierin, Sadiku përfundon në spital

Përplasja me Diego Lopez i ka kushtuar shumë shtrenjtë sulmuesit të përfaqësueses shqiptare Armando Sadiku.

Në ndeshjen mes Levantes dhe Espanjolit portieri kundërshtar doli nga loja me barrelë dhe u dërgua në spital pas përplasjes kokë më kokë me Sadikut pasi kishte humbur ndjenjat në fushë.

Sulmuesi kuqezi ndoqi të njejtën rrugë, pasi përfundoi në spital pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas informacioneve nga vetë klubi spanjoll, në përfundim të ndeshjes ai është dërguar menjëherë në spitalin e Valencias, për t’iu nënshtruar kontrolleve të ndryshme për shkak të një incidenti të cilin vetë klubi e përshkruan si “traumë të dhunshme” që ka pësuar në fytyrë dhe dyshohet se mund të ketë mikrofraktura.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?