Përplasjet me Iscon, trajneri i Realit jep këtë përgjigje në konferencën për shtyp

Santiago Solari u shfaq në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Valencia-s, teksa një ndër temat kryesore ishin mosmarrëveshjet që ka mes tij dhe Iscos.

“Sinqerisht, është një temë që nuk jep më shumë se sa realiteti i vërtetë. Po flasim për vendime specifike. Nuk mund të merrem më spekulimet e mediave, që flasin për një trajtim të keq të lojtarit. Kam në dispozicion 24 profesionistë dhe kjo është e gjithë puna ime si trajner.

Unë bëj atë që mendoj se është më e mira për të gjithë. Ne të gjithë jemi të rëndësishëm, sepse të gjithë jemi Real Madridi. Duhet të mbështetemi te lojtarët tanë dhe talenti i tyre”, deklaroi Solari në daljen për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?