FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përplasjet mes Pogba dhe Mourinhos, francezi kërkoi largimin para dy muajsh

Paul Pogba dhe Jose Mourinho vazhdojnë të kenë marrëdhënie të acaruara mes tyre. Mesfushori francez ishte në stol në humbjen ndaj Derby-t, ndërsa trajneri portugez i hoqi edhe shiritin e kapitenit.

Siç shkruan “The Sun”, Pogba i ka kërkuar bordit të United që të largohej nga “Old Trafford”, dy muaj më parë. 25-vjeçari dëshironte që të nënshkruante në “Camp Nou” me Barcelonën, por drejtuesit e “Djajve të kuq” nuk e lejuan.

Mourinho ka mbetur i zhgënjyer nga veprimet e lojtarit të tij, i cili postoi një video duke qeshur me shokët në tribunë gjatë humbjes që ekipi pësoi ndaj Derby-t. Kjo situatë ka bërë që Pogbasë t’i shtohet edhe më shumë dëshira që të largohet nga gjigantët e Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëdhënia e kampionit të Botës me Mourinhon ishte e tensionuar që sezonin e kaluar. Për një moment u duk sikur u përmirësua, por në fakt u thellua edhe më keq. Pogba u shpreh i irritur nga taktikat e portugezit. Tashmë duket se futbollisti francez pritet që të largohet gjatë janarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?