“Përuluni përpara Jasir Asanit”, UEFA shkruan për “perlën” e sulmuesit kuqezi
Jasir Asani ishte sërish protagonist mbrëmjen e djeshme me fanellën e Kombëtares sonë, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm. Pas kryeveprës me Moldavinë, ai ka përsëritur veten dhe këtë e ka pranuar tashmë edhe vetë UEFA në adresën e saj në rrjetet sociale.
“Përuluni përpara Jasir Asanit! Ai ishte një super gol”, shkruante fillimisht faqja zyrtare e EURO 2024 për futbollistin shqiptar.
Në fund të ndeshjes erdhi një tjetër postim: “Çfarë nate për Jasir Asanin dhe Shqipërinë”.
🇦🇱 What a night for Jasir Asani and Albania 👏#EURO2024 pic.twitter.com/8LmyWejsYD
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) September 10, 2023
KOHA JONË SONDAZH

