FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pëson gol pasi priti penalltinë, portieri i bie 3 herë me kokë shtyllës (VIDEO)

Në botën e futbollit ndodh jo rrallë që të shohim reagime të çuditshme pas ekzekutimit të penalltive. Kështu ka ndodhur së fundmi edhe me portierin e Ashford Junajtid, Xhek Batland.

Portieri i ekipit të kategorisë inferiore të futbollit anglez, po bën bujë në rrjetet sociale. Pasi pëson një gol, gjatë ekzekutimit të një penalltie e cila në fillim përplaset në traversë, Batland inatoset aq shumë, sa i bie tri herë me kokë shtyllës së portës.

Gjithsesi skuadra e Ashford e fitoi ndeshjen me rezultatin 5-2. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?