Pësuan humbje të turpshme me Uatfordin, Konte u jep 3 ditë pushim lojtarëve
Çelsi pësoi humbjen e dytë radhazi në kampionat, teksa u mund të hënën në mbrëmje me rezultatin 4-1 nga Uatfordi. Pavarësisht situatës së rëndë, trajneri italian ka vendosur për t’u dhënë pushim tre ditë futbollistëve.
Konte rrezikon të shkarkohet nga posti i trajnerit, duke bërë një reagim të çuditshëm pas dy disfatave ndaj ekipeve më të dobëta në renditje. Sfida e radhës për Blutë e Londrës do të jetë ajo me Uest Bromuiç, e cila do të zhvillohet të hënën e ardhshme.
Italiani beson se lodhja është duke e luajtur një rol të rëndësishëm në rënien e formës së ekipit të tij. Sot duhet të ishte dita e vetme kur lojtarët pritej të pushonin këtë javë, por Konte u ka dhënë edhe dy pushim ditë shtesë atyre. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

