FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Philadelphia fitore historike ndaj England Patriots në Super Bowl (VIDEO)

Philadelphia Eagles shkakton surprizën dhe fiton edicionin e 52 të finales së Super Bowl. Në US Bank Stadium, Eagles mposhti skuadrën që ka krijuar dinastinë e saj në NFL, New England Patriots 41-33.

Këtë radhë skuadra nga Bostoni dhe qendërmbrojtësi i saj Tom Bredi nuk ia dolën të bëjnë një përmbysje të rezultatit pavarësisht se 40-vjeçari i Patriots theu rekordin e tij përsa u përket yardëve për pasim, 505.

Kjo sepse mbrojtja nuk e ndihmoi aq sa duhej dhe sepse përballë kishte Nik Fols që ishte i papërmbajtshëm që u shpall MVP i Super Bouls. Filadelfia zhvilloi një ndeshje praktikisht perfekte përballë gjigantëve të New England.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy periodat e para Eagles i mbylli me avantazhin 22-12 me Folss që pothuajse nuk gaboi asgjë madje arriti të shënojë edhe touchdown, ndërkohë që Brady bënte gabime të pazakonta për të. Megjithatë New Englands tregoi se di të reagojë dhe të rikuperojë në rezultat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fillimin e periodës së 4, Patriots mori për herë të parë kryesimin në rezultat 33-32. Pikërisht në momentin më të mirë të kampionëve nga Bostoni, Eagles rimori avantazhin në 38-33 falë një touchdown të Ertz i lëshuar në zonë nga Folss që regjistroi 400 yardë pasimi për 3 touchdown, shkruan Top Channel.

Pak caste më vonë Brady humbi topin në aksionin vendimtar, top të cilin ia rrëmbeu Graham. Ndeshja u mbyll me një field goal për Philadelphia që fiksoi shifrat në 41-33.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?