FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pioli: Do provojmë deri në fund në Champions, asgjë nuk ka mbaruar!

3 humbje në  ndeshjet e para, bëjnë që Milani të ketë shanse minimale për tu kualifikuar në fazën tjetër të Championsit. Gjithsesi trajneri Stefano Pioli nuk është dorëzuar, teksa ka kërkuar nga skuadra e tij përqëndrim maksimal pa menduar për duelin ndaj Interit.

“Nesër do të jemi përballë Portos, duhet të jemi të përqendruar dhe të luajmë lojën tonë siç dimë të bëjmë në Seria A. Kemi fatin e keq që kemi rënë në grupin më të vështirë por justifikime nuk duhet të nxjerrim.

Kapacitetin e kemi por na mungon pak fati, duhet të reduktojmë dhe gabimet. Ndodhemi në vendin e fundit me zero pikë dhe kjo gjë na shqetëson shumë, nuk ka mbetur gjë tjetër vetëm të shtrëngojmë dhëmbët dhe të bëjmë maksimumin në këto ndeshje që kanë mbetur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asgjë s’ka mbaruar ende dhe ne do e provojmë deri në fund. Kemi shumë për të rregulluar dhe do të tentojmë ta nisim që nesër ndaj Portos, më pas do të mendojmë për derbin ndaj Inter-it të dielën sepse e dimë se çfarë na pret”, deklaroi strategu i Milanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?