Pique e pranon: Do të isha i lumtur nëse Pogba do të vinte te ne!

Paul Pogba mund të përfundojë te Barcelona në ditët e fundit të merkatos së kësaj vere, që në Spanjë dhe Francë mbyllet më 31 gusht. Një gjë të tillë duket se e dëshiron edhe Gerard Pique, i cili foli me superlativa për kampionin e botës dhe theksoi se do të ishte shumë i lumtur nëse Pogba do të transferohej në Katalunjë, dhe të vihej në dispozicion të Valverdes.

“Nuk e di si janë gjërat në Manchester, por tani për tani Paul nuk është lojtar i Barcelonës. Do të ishim shumë të lumtur të na bashkohej një mesfushor i fortë si ai, por të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim”, deklaroi Pique.

Paul Pogba ka marrë edhe shiritin e kapitenit te Manchester United, por kjo nuk ka mjaftuar që të vendoset paqja mes tij dhe Jose Mourinhos, marrëdhënia e të cilëve u prish që gjatë sezonit të kaluar dhe vijon të jetë e tensionuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?