FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pique thumbon Italinë: Ishin të favorizuar edhe në finale!

Gerard Pique nuk e ka harruar ende plotësisht eliminimin e Spanjës në Euro 2020. Mbrojtësi i Barcelonës ka sulmuar sërish Italinë. Së pari ai ka komplimentuar ekipin e Roberto Mancinit në Tëitter: “Italia fitoi me meritë Euro 2020. Urime, ekipi kombëtar më i mirë në të gjithë kompeticionin.

Sigurisht, fakti që Italia ishte e para që nisi serinë e penalltive i ndihmoi jo pak ata. Kjo i  lejoi ata të humbasin një penallti, si kundër Spanjës dhe më pas të mbanin sërish shpresat gjallë”.

Humbja spanjolle dhemb akoma pasi është goditja e dytë ndaj Italisë në pak ditë. Qendërmbrojtësi i  Barcelonës  kishte deklaruar, pas gjysmëfinales me Spanjën, se të kaltërit e Mancinit kishin qenë “favoritët” në momentin e goditjes së 11 metershave ndaj La Rojas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?