Pirlo fjalë të mira për talentin e Juves: Ka sjell energji dhe freski!

Juventus ka mposhtur edhe Sampdoria-n duke mbajtur ritmin e Milan-it kryesues. Bardhezinjtë mbeten shtatë pikë larg vendit të parë, por me një ndeshje për të rikuperuar. Trajneri Andrea Pirlo ka analizuar situatën e skuadrës së tij për Sky Sport.

“Chiesa ka sjellë energji, freski dhe uri. Jemi të kënaqur me paraqitjet e tij. Më në fund arrin t’i mbyllë aksionet kur shkojmë nga ana tjetër.Mund ta kishim mbyllur ndeshjen më parë, përndryshe kundërshtari fiton zemër.

E rëndësishme është të fitojmë. Po përmirësohemi. Tani kemi njëfarë fizionomie. Tani po shikoj skuadrën që më pëlqen”, tha Pirlo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?