FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pirlo: Juvja e kalon Ajax-in edhe pa Ronalon

Ish-mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo beson se Juventusi mund ta kalojë pa probleme Ajax-in edhe pa ndihmën e Ronaldon. Në një bisedë telefonike për “Radio DeeJay”, ai komentoi edhe duelin mes Juventusit dhe Milanit.

“Biglia dhe Bakayoko janë dy lojtarë të ndryshëm. Në këtë momente Milani ka nevojë për një lojtar me më shumë muskuj si Bakayoko. Gattuso është gjithmonë i sinqertë, mendon të bëjë vetëm punën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.

Mungesa e Ronaldos në Champions? Juventusi humb, sigurisht, sepse CR7 në ndeshje të tilla është përcaktues, por mendoj se Juventusi është në gjendje ta mundë Ajax-in edhe pa portugezin. Ndërsa Allegri, ka treguar vlerat e tij dhe çdo vit përmirësohet. Tani është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?