FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pirlo miraton transferimin: Ramsey është ideal për Juventusin

Aron Ramsey do të jetë një transferim i shkëlqyer për Juventusin, sipas ish-mesfushorit legjendar, Andrea Pirlo. Futbollisti uellsian është i vendosur për t’u larguar nga Arsenali në fund të sezonit, pasi skuadra angleze tërhoqi ofertën e tyre për rinovimin e kontratës.

Kampionët e Serie A thuhet se janë në mesin e klubeve evropiane që dëshirojnë të nënshkruajnë me mesfushorin uellsian dhe Pirlo beson se Juventusi do të forcohet nga ardhja e Ramsey-t në Torino:

“Ramsey do të ishte një blerje e madhe. Juventusi po përgatit një tjetër marrëveshje të shkëlqyer. Ai është një lojtar i fortë dhe mund të bëjë shumë mirë në Itali”, tha Pirlo në Sky Sport Italia. Bardhezinjtë konsiderohen si specialist në blerjen e futbollistëve pa kontratë, teksa më arë kanë rrëmbyer emra të mëdhenj si Pogba, Evra, Emre Can. Khedira apo edhe vetë Pirlon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?