FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pirlo: Nuk do të habiste largimi i Dybala-s, ja çfarë duhet të bëjë për të luajtur

Ish-mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo ka folur për të ardhmen e Paulo Dybala-s, duke analizuar dhe momentin e vështirë që po kalon futbollisti argjentinas. Sipas tij, “La Yoja”, mund të largohet nëse do të vijojë që të qëndrojë në stol.

“Nuk do të më habiste, sepse Juventusi kërkon më të mirën dhe, nëse një lojtar largohet, nuk do të thotë se nuk mund të kthehet.

Pranimi i faktit se nuk je titullar në futboll nuk është e lehtë për askënd. Paulo duhet të bëjë gjithçka për të luajtur sa më shumë që të jetë e mundur. Nëse ai e fillon trajnimin me dëshirën e Ronaldos, atëherë do të jetë e vështirë të largohet nga ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur nuk luan, do të thotë se duhet të bësh diçka më shumë. Cilësitë e Dybala-s nuk janë në dyshim. Për t’u bërë një lojtar themelor për Juventusin, ai duhet të gjejë diçka brenda tij, duhet ta bëjë atë para së gjithash për vete”, deklaroi Pirlo për “Tuttosport”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?