Pjanic vesh sërish fanellën bardhezi, por jo atë të Juventus

Miralem Pjaniç do të veshë fanellën bardhezi në sezonin e ri, por jo atë të Juventusit. Mesfushori boshnjak ka habitur duke firmosur për skuadrën e Besiktas në elitën e futbollit turk.

I gjendur jashtë planeve të klubit katalanas për sezonin e ri, Pjanic vendosi të luaj për të paktën gjashtë muajt e ardhshëm në Turqi sesa të qëndronte në stol apo në tribunë te Barcelona.

Për fantazistin 31-vjeçar, interes shfaqi edhe Juventus për ta rikthyer gjatë kësaj vere, por problem mbeti paga e lartë që përfitonte në Spanjë.Te Besiktas atje ku është huazuar deri në verën e vitit të ardhshëm, Miralem Pjaniç do të përfitojë 3.2 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?