Plani i rikthimit të Mourinhos te Reali, fillimisht duhet të largohet Ramos
Jose Mourinho ka idetë e qarta dhe duket se ka informuar numrin një të madrilenëve për lojtarët që duhet të largohen nga skuadra në momentin e kthimit të tij.
Viktima e parë e portugezit duket se do të jetë kapiteni Sergio Ramos, me ish-trajnerin e Manchester United që duket se e ka gjetur zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për kolumbianin Davinson Sanchez.
Qendërmbrojtësi i Tottenham-it konsiderohet si një nga më të mirët e Premier League nga momenti i transferimit të tij te “Spurs” nga Ajax-i për 40 milionë euro verën e kaluar. Reali ka gati 60 milionë euro për ta bindur që t’i bashkohet kampionëve të Europës në verë nëse Mourinho merr drejtimin e ekipit.
KOHA JONË SONDAZH

