FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Plas grushti në miqësoren “vëllazërore” të Kukësit ndaj Fenerbahçes (VIDEO)

Kukësi është i papërmbajtshëm me Pakult. Skuadra verilindore ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në miqësoren ndaj skuadrës së njohur të Fenerbahçes të mbyllur me rezultatin 2-2. Ndeshja është mbyllur në mënyrën më të turpshme nga arbitri i ndeshjes, i cili akordoi një penallti inekzistente.

Kampionët e Shqipërisë e nisën ndeshjen me formacionin 4-4-2. Në portë e nisi ndeshjen Koliçi, në mbrojtje Rrumbullaku dhe Hoxha nga krahët, ndërkohë që Alla dhe Shameti formuan dyshen e prapavijës. Musolli dhe Dzarja luajtën disi më përpara, ndërkohë që Idrizi dhe Kale ishin aktiv nga krahët. Sulmi ju besua Gurit, i mbështetur nga Elis Bakaj.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, teksa kishin disa mundësi të mir shënimi. Kukësi ndërkohë shfrytëzon gabimet në mbrojtje të vendasve, teksa gjen rrugën e rrjetës në minuan e 25 me Idrizin, por goli anulohet nga arbitri anësor për pozicion jashtë loje. Skuadra verilindore vetëm sa shtyu festën për në minutën e 28, teksa Elis Bakaj dhuroi leksion ndaj kundërshtarëve duke e dërguar topin në cepin e portës së mbrojtur nga portieri Erten. Në minutën e 34-t, Kukësi shënon golin e dytë me anë të futbollistit Bujar Idrizi, i cili godet mjaft mirë brenda zonës pas një goditje nga këndi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e skuadrës së Pakult 2-0, teksa skuadra shqiptare ishte dominuese në lojë dhe në raste për shënim. Në fraksionin e dytë Kukësi bën disa zëvendësime duke aktivizuar edhe Donjet Shkodrën. Skuadra turke ngushton diferencën në minutën e 49-të me anë të Xhulianos, i cili tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Faulli në zonë u shkaktua nga Ylli Shameti, i cili mbajti brenda zonës sulmuesin Xhuliano. Në fakt braziliani ishte problemi më i madh për mbrojtjen vendase edhe në minutat në vijim, por fatmirësisht për verilindorët nuk ishte shumë produktiv para portës. Në minutën e fundit vendasit fitojnë një 11-metërsh inekzistent, pas një dueli mes Xhulianos dhe Allës, teksa ky i fundit nuk e ka prekur aspak. Më pas në fushën e lojës pati përplasje mes të dyja skuadrave, ndërkohë që në bankinat nuk janë kursyer edhe grushtat mes drejtuesve. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?