Plas keq te United, Mourinho sherr edhe me Rashford

Nuk ka paqe për Jose Mourinhon në Angli. Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”. Menaxheri portugez ka një “armik” të ri pas Paul Pogba, me të cilin u përplas hapur në stërvitje. “Special One” ka kritikuar ashpër Marcus Rashford, të cilin e zëvendësoi në ndeshjen ndaj Young Boys pas paraqitjes së dobët që bëri sulmuesi anglez.

Dhomat e zhveshjes janë ndarë në dy pjesë te skuadra e “Djajve të Kuq” në atë që janë pro portugezit, dhe ata kundër që sa vijnë e bëhen më të shumë. Paul Pogba, Andreas Pereira, Martial, Bailly, Shaw dhe Rashford janë kundër portugezit, ndërkohë që Matic, Young, Valencia, Fellaini dhe Alexis Sanchez janë në krah të trajnerit.

Eliminimi nga Derby në Kupën e Ligës ka shtuar zërat për një largim të mundshëm të Mourinhos, teksa zëvendësuesi i tij, ndodhet në Angli. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?