Plas tek Interi, zbulohet audio-mesazhi i Nainggolan: Dua të kthehem te Roma! (VIDEO)

Radja Nainggolan është zemëruar së tepërmi nga dënimi i fundit nga Interit,  Mediat në Itali raportojnë se mesfushori belg e ka pritur shumë keq vendimin e klubit zikaltër dhe me disa prej miqve të tij në Romë ka shfryrë, duke zbrazur dufin në një komunikim audio.

“Këtu po bëhet masakër. Dua të kthehem. Të gjithë më thonë se jam i mbaruar. Gjithmonë kam treguar vlerat e mia në fushën e lojës. Nëse Interistët do të vazhdojnë të më çajnë t***, ju betohem se do t’i bëj të pendohen. Tottin e kam mik, ndoshta ndërhyn ai për rikthimin tim, edhe pse e di mirë që do bëhet rrëmujë e paparë nëse kërkoj largimin nga Interi”, ka thënë mesfushori në audio-mesazhin e bërë publik në mediat italiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?