FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Plas sërish tek Interi, Spalletti do të lërë nesër në stol Icardin

Inter do të luajë në transfertë ndaj Frosinone për të përforcuar pozitat e saj në vendin e tretë që i çon në Champions League sezonin e ardhshëm. Trajneri Luciano Spalletti foli përpara medieve, ku analizoi gjendjen e skuadrës dhe dilema e tij më e madhe është sulmi, ku me shumë mundësi do të luajë Martinez dhe jo Icardi.

“Lautaro është mirë, është rikuperuar, është në dispozicion dhe është gati të luajë që nga minuta e parë. Ai dhe Icardi kanë karakteristika të ndryshme: Mauro e sulmon më mirë portën, por ai ka më pak kualitet sesa Lautaro që kthehet për të marrë topin.

E ardhmja? Me drejtuesit e klubit jam takuar tashmë, kemi vendosur së bashku se nuk duhet të kemi ndonjë keqardhje për këtë  fazë finale të kampionatit. Pjesa tjetër do të vijë si rezultat i asaj që do të ketë kjo fazë finale e kampionatit”, deklaroi Spalletti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lënia e mundshme në stol e Icardit do të shtojë sërish pakënaqësitë te sulmuesi argjentinas.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?