Plas te Barcelona, Messi nuk flet me shokun e skuadrës

Rezultatet e fundit në La Liga, kanë bërë që atmosfera te Barcelona të mos jetë aspak qetë. Raportet mes lojtarëve të Barcelonës nuk janë edhe aq të mira, sipas emisionit sportiv në Spanjë, El Chiringuito. Leo Messi dhe Gerard Pique nuk janë duke kaluar momente të mira së bashku në seancat stërvitore të ekipit.

Mbrojtësit spanjoll nuk po i pëlqen që Leo Messi nuk po bën më shumë për ekipin në aspektin mental dhe se ai nuk flet për media, pothuajse asnjëherë pas përfundimit të ndeshjeve edhe pse është kapiten i skuadrës. Pique beson se Messi e bën një gjë të tillë vetëm kur luan me kombëtaren e Argjentinës, ndërsa kur luan me Barcelonën nuk e bën diçka të tillë.

Sulmuesi beson se forma e keqe që po kalon ekipi i Ernesto Valverde është kryesisht për shkak të mospërputhjeve në repartin e mbrojtjes. Sipas mediave spanjolle, Messi i ka thënë Valverdes që mbrojtja ka shumë probleme pasi po pëson gol çdo ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

"Complete breakdown" in Piqué, Messi relationship - report

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?