FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Plas te Roma në dhomat e zhveshjes, serbi Kolarov ofendon keq grekun Manolas

Aleksander Kolarov nuk e ka pritur aspak mirë sjelljen e një prej shokëve të skuadrës në ndeshjen e fundit ndaj Atalantës. Ish-mesfushori i Mançester Sitit ka pasur një debat të ashpër me shokët e tij në dhomat e zhveshjes në përfundim të pjesës së parë. Gjithçka ka filluar pasi njëri prej tyre, i cili sipas medieve italiane ishte Manolas i ka thënë “pedalo” në një aksion.

Mbrojtësi serb nuk e ka pritur aspak mirë, teksa ka shkuar në dhomat e zhveshjeve shumë i nervozuar.  “Jam këtu duke ‘bërë gomarin’. Më keni çarë… Shkoni e thuajini që edhe kur gabon, nuk kërkon as ndjesë”, ka thënë ai në debatet e ashpra që ka pasur me Manolas.

Ky nuk është rasti i parë që një episod i tillë ndodh në dhomat e zhveshjeve të skuadrës së Romës, teksa rezultatet e ndeshjeve të fundit kanë trazuar jo pak ambientin verdhkuq. Dënimi i Naingolan nuk e ka ndihmuar aspak, ndërkohë që në pjesën e dytë ndaj Atalantës, ka pasur edhe një përplasje mes Perotit dhe Strotman që u zgjidh vetëm nga ndërhyrja e trajnerit Di Françesko. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?