Plas tek Bayerni, grushta në stërvitje mes Lewandowski-t dhe Coman

Robert Lewandowski dhe Kingsley Coman raportohet se së fundmi janë përfshirë në një përplasje fizike mes tyre në stërvitjen e mëngjesit të sotëm. Gazeta “Bild” raporton se seanca që ishte e mbyllur për mediat, është shoqëruar fillimisht me përplasje verbale mes tyre, ndërkohë që më pas ka pasur edhe shkëmbime grushtash.

Është dashur ndërhyrja e lojtarëve të tjerë të ekipit, si Jerome Boateng dhe Nicklas Sule për të qetësuar për të ndarë dy sulmuesit, që fillimisht nisën të konfliktoheshin verbalisht, për të përfunduar te përdorimi i duarve.

Trajneri Niko Kovac ndërkohë ka habitur të gjithë, pasi fillimisht i dërgoi lojtarët në dhomat e zhveshjeve, por më pas vijoi stërvitjen, madje edhe me pjesëmarrjen e të dy futbollistëve. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?