FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Plasin” polemikat në derbi, a është penallti ky rast i Trashit? (VIDEO)

Derbi ndërmjet Partizanit dhe Tiranës, i cili po zhvillon në “Selman Stermasi” vijon të jetë i mbërthyer në shifrat e bardha. Loja në fraksionin e parë ka qenë e barabartë, por në minutën e 31-të, kanë plasur polemikat për një episod që ndodhi në zonën e bardhebluve.

Trashi depërtoi mjaft mirë në krahun e majtë dhe pas një pasimi me Asanin, ai arrin që të futet në zonë, ku edhe më pas ka një kontakt me Maveje.

Gjyqtari Hamiti i dha karton të verdhë mesfushorit të Partizanit, teksa klubi i kuq pretendoi për një penallti. Për më shumë shikoni pamjet më poshtë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?