Platini: VAR një video-montazh, nuk e kuptoj kalimin e Ronaldos te Juvja
“VAR është një video montazh! Nuk ka sjellë më shumë drejtësi në futboll”, ky është mendimi i ish-kreut të UEFA-s, Michel Platini për përdorimin e teknologjisë në futboll. Sipas tij ky eksperiment nuk ka qenë i suksesshëm dhe sjell shumë paqartësi.
“Merrni si shembull finalen e Kupës së Botës, ku ishte VAR. Goli i parë i shënuar nga Franca erdhi nga një faull që nuk ekzistonte. Më pas, te goli i dytë i Francës regjia e thërriti gjyqtarin, që në këtë mënyrë bëhet thjesht një kukull.
Kroati e preku topin me dorë, te rasti i penalltisë të Francës, por me shpejtësi normale nuk dukej, u desh një super ngadalësim i pamjeve që të vihej re. Kjo nuk është pjesë e futbollit. E gjithë Kroacia kërkonte pavullnetshmërinë, e gjithë Franca të kundërtën. Kjo ka ndodhur gjithmonë. Ku është progresi. Ku është drejtësia?”, theksoi ish-presidenti.
Më pas Platini ka folur edhe për transferimin e Ronaldos të Juventusi, një operacion që nuk arrin ta kuptojë.
“Nuk mund ta kuptoj këtë operacion. Mu duke e çuditshme që në moshën 33-vjeçare, ai la Real Madridin me të cilin fitoi tre Champions, për të provuar një aventurë të re. Unë në moshën 32 vjeç, kisha shumë oferta nga klube të ndryshme, por ndalova sepse isha i lodhur. Ai mesa shoh nuk është. Por, a ishte Juventusi që e kontaktoi, apo agjenti Mendes që kontaktoi bardhezinjtë? Nuk arrij që taa kuptoj këtë operacion”, deklaroi Platini.
KOHA JONË SONDAZH

