Platini zbulon skandalin: Ja si e trukuam Botërorin e vitit 1998

Ish-presidenti i UEFA-s, Mishel Platini ka zbuluar “hilet” që janë bërë në momentin e shortit të Kupës së Botës në vitin 1997, vetëm që Franca të shmangte përballjen me Brazilin deri në finale. Eventi u fitua nga Franca në shifrat 3-0. Ish-presidenti i UEFA e ka pranuar se ata u ndihmuan nga shorti.

“Kur organizuam kalendarin ne bëmë një hile. Nëse ne do të fitonim grupin tonë dhe Brazili do të fitonte grupin e tij, atëherë nuk do të ndesheshim bashkë deri në finale.

Punuam gjashtë vjet për të organizuar këtë veprimtari dhe normalisht përdorëm këtë hile të vogël. Si mendoni se vendet e tjera organizatore nuk e kanë bërë në të kaluarën? Francë-Brazil ishte finalja që të gjithë donim. Realizuam një ëndërr”, tha Platini për “France Bleu Sport”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Plani i Platini rezultati i suksesshëm, pasi Franca ra në Grupin C, ndërsa Brazili në Grupin A dhe në momentin që të dyja ekipet dolën në vendin e parë, gjithçka shkoi sipas parashikimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?